VIDEO/ Shpresat nuk mundin dot as Andorrën, shpëtojnë në fund nga humbja

VIDEO/ Shpresat nuk mundin dot as Andorrën, shpëtojnë në fund nga humbja

20:29, 26/03/2019

Kombëtarja U-21 luajti në transfertë me Andorrën ndeshjen e dytë në grupin eliminator të Europianit, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë jo vetëm që nuk arritën dot të fitojnë, por madje shpëtuan nga humbja në minutat e fundit, duke barazuar 2-2.

Andorra e mbyll në avantazh pjesën e parë, me golin e shënuar nga Alaez në minutën e 19-të.

Me fillimin  pjesës së dytë, barazon Imeri, por vetëm 2 minuta më pas nga një gabim i mbrojtjes sonë, vendësit kalojnë sërish në avantazh.

Në minutat e fundit, në të 86’ është Sula që shpëton kuqezinjtë nga një humbje turpëruese, duke barazuar 2-2 dhe me këtë rezultat mbyllet kjo sfidë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco