E zbulon i ati: Kean ishte me Interin para se të luante me Juventusin

E zbulon i ati: Kean ishte me Interin para se të luante me Juventusin

19:19, 26/03/2019

Moise Kean është njeriu i momentit në Itali, pasi debutoi me gol në përfaqësuesen e Mancinit, ndërsa në javët e fundit ka marrë edhe konsideratën maksimale të Massimiliano Allegrit te Juventusi.

Babai i tij, Biorou Jean Kean, ka dhënë një intervistë, ku ka zbuluar shumë detaje mbi të birin, i cili deri para pak ditësh ishte një i ri i harruar në pankinën e Juventusit, ku e kishin eklipsuar emra si Ronaldo, etj.

“Ishte me Interin, pasi i pëlqente Oba Martins. Kur dilnim xhiro, më lutej që t’i blija fanellën e tij. Më pas filloi të luajë me Torinon, por unë e çova te Juventusi, pasi jam bardhezi, i zi nga lëkura dhe me gjakun e bardhë”, tha babai i Kean.

Më pas ai zbuloi se djali i tij aktualisht është një fans i Mario Balotellit, me të cilin mund të luajë te përfaqësuesja italiane së shpejti, ndërsa pranoi se i ka kërkuar Moises të rrijë përjetë te Juventusi.

“I kam kërkuar djalit tim të rrijë përjetësisht te Juventusi. Ai adhuron shumë edhe Balotellin, me të cilin mund të luajë në Kombëtare tani, por e kam këshilluar që të mos e imitojë Marion në të gjitha drejtimet”, u shpreh Biorou Kean.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco