Inzagi bën krahasimin: Cutrone-Piatek si unë me Shevçenkon te Milani

Inzagi bën krahasimin: Cutrone-Piatek si unë me Shevçenkon te Milani

18:42, 26/03/2019

Pipo Inzagi ka qenë një nga ata lojtarë të Milanit, që ka pasur një lidhje të fortë me golin.

Me rrjetat që ka shënuar “Super Pipo” ka gëzuar jo pak tifozët e kuqezinjve.

Ditën e sotme ai ka folur për “La Gazzeta Dello Sport”. Ish-sulmuesi ka pasur një këshillë për Cutronen dhe ka krahasuar dyshen Cutrone-Piatek me atë që kishte Milani me të dhe Shevçenkon, për disa sezone.

“Cutrone-Piatek? Shpresoj që të dy të mund të realizojnë me Milanin atë që kemi realizuar unë me Shevçenkon. Jam i sigurt që do të jenë e ardhmja e klubit dhe skuadrës që po ndërton Gattuso. Duhet kohë, por dallohen shkëndijat. Për Cutronen kam një këshillë: ‘Qëndro te Milani.’ Nuk ka gjë më të mirë se kjo skuadër”, deklaroi Inzagi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco