Dëmtimi me Portugalinë/ Përgjigjet e analizave përcaktojnë sa do të mungojë Ronaldo

Dëmtimi me Portugalinë/ Përgjigjet e analizave përcaktojnë sa do të mungojë Ronaldo

17:10, 26/03/2019

Juventusi përmes një postimi në faqen zyrtare të internetit ka bërë të ditura përgjigjet e ekzaminimeve të para të Ronaldos.

Portugezi ka një dëmtim të lehtë në kofshë, e cili në shumicën e rasteve nuk përkthehet në më shumë se dy javë mungese nga fushat e blerta.

Ditët në vazhdim portugezi do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve të tjera për të parë kohën fikse se sa do të mungojë.

Në stafin e Juves, por edhe vetë Ronaldo, janë shumë optimist se jo vetëm do të kapin sfidën e parë me Ajaxin, por do të jetë në fushë dhe kundër Milanit.

Të vetmet sfida që mund të humbasë portugezi janë ato me Empolin dhe Cagliarin. Por nuk përjashtohet mundësia të jetë në fushë në takimin e transfertës në Sardenjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco