Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Shqipëria U-19 pëson humbje përballë Maqedonisë

Shqipëria U-19 pëson humbje përballë Maqedonisë

15:42, 26/03/2019

Shqipëria U-19 është mundur në Ohër, në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Të besuarit e Nevil Dedes u mposhtën me rezultatin 2-1, ndërsa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Armando Broja pas 10 minutash lojë.

Por rezultati u barazua në fundin e pjesës së parë nga Jeton Dauti dhe në pjesën e dytë një penallti vendosi ndeshjen. Agron Elezi ishte ai që shënoi nga pika e bardhë për kundërshtarin.

Kjo ishte miqësorja e dytë brenda pak ditësh për 19-vjeçarët, ndërsa ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e Korçës, Shqipëria U-19 barazoi me rezultatin 1-1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco