Përdhunoi disa orë me radhë vajzën, arrestohet vëllai i Agueros

Përdhunoi disa orë me radhë vajzën, arrestohet vëllai i Agueros

13:16, 26/03/2019

Vëllai i Sergio Agueros është arrestuar nga policia pasi u denoncua nga një vajzë për përdhunim.

Sipas denoncimit të bërë, vajza ishte mbyllur në një dhomë të një shtëpie bashkë me Alexander del Castillo dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë.

Por ai shpeshherë dilte nga dhoma dhe shkëmbehej me një tjetër burrë, i cili ishte shoku i ngushtë i vëllait të Agueros.

Vajza kërkoi ndihmë dhe në vendngjarje mbërriti policia që arrestoi dy të akuzuarit për përdhunim.

Ajo u transferua në spitalin Fernandez të Buenos Airesit, ku kreu disa kontrolle për të konfirmuar atë që ka ndodhur. Akuzat e vajzës janë bërë në drejtim të Aleksandër Gaston, vëllai i Agueros dhe për Hektor Agilerën, i cili ishte personi tjetër prezent në përdhunim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco