Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë në Botërorin e Peshëngritjes

Erkand Qerimaj merr medaljen e bronztë në Botërorin e Peshëngritjes

12:36, 26/03/2019

Erkand Qerimaj u konfirmua si fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anaheim të SHBA-së, që u organizua rreth 2 vite më parë.

Në atë kohë, sportisti shkodran u rendit i katërti pas rumunit Dumitru, por ky i fundit rezultoi pozitiv në testet anti-doping, duke u detyruar t’ia dorëzojë medaljen Qerimajt, i cili e mori atë në një ceremoni pasditen e së hënës.

Javën e ardhshme në Gjeorgji do të zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe sportistët shqiptarë tashmë kanë filluar përgatitjet e tyre për këtë eveniment nga i cili shpresohet që të dalin me medalje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco