Trajneri i ri i Kombëtares/ Duka e zbulon: Ja çfarë kam biseduar me Edy Reja-n

Trajneri i ri i Kombëtares/ Duka e zbulon: Ja çfarë kam biseduar me Edy Reja-n

10:51, 26/03/2019

Edi Reja është emri më i përfolur për të zëvendësuar Christian Panuccin në krye të Kombëtares shqiptare.

Prej ditësh në media është përfolur se FSHF është në negociata me teknikun italian, ndërsa Armand Duka kujdeset të përgënjeshtrojë lajmet.

Edi Reja pranon kontaktet, por po mendohet. Kush është e vërteta?

“Unë e kam takuar pas ndeshjes me Turqinë, kam diskutuar me të se si e pa ai skuadrën. Në bisedë e sipër, më tha se ishte i pakënaqur me atë që dha ekipi në fushë. I thashë që kemi emra të mirë, por natyrisht nuk biseduam për stolin. Tani e tutje do të mendojmë për emrin e trajnerit të ri”, tha Duka gjatë një reagimi për “Supersportin”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco