Migjen Basha me këtë deklaratë ‘godet’ keq Panuccin

Migjen Basha me këtë deklaratë ‘godet’ keq Panuccin

09:51, 26/03/2019

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, ka ‘thumbuar’ ish trajnerin Christian Panucci.

Pas fitores ndaj Andorrës, Basha u kthye në formacionin titullar nën urdhrat e Ervin Bulkut, në një ndeshje që ‘kuq e zinjtë’ e fituan me rezultatin 0-3.

“Këta janë lojtarët, por nuk e ka kuptuar çfarë mendimi ka pasur ai. Negative apo pozitive. Mua më duket negative, dhe pa respekt për lojtarët që janë këtu. Ka disa lojtarë që kemi bërë historinë këtu, por për sa kohë jemi këtu, do mundohemi të ndihmojmë”, ka thënë Basha për ‘Supersport’.

Basha ka thënë se skuadra nuk luajti lojë aq të mirë, por 3 pikët janë ato që vlejnë më shumë në këtë takim që vlen për të ngritur moralin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco