VIDEO/ Zhegrova i kthehet shokut të skuadrës: Boll, boll mos fol palidhje

VIDEO/ Zhegrova i kthehet shokut të skuadrës: Boll, boll mos fol palidhje

08:51, 26/03/2019

Kosova mbrëmjen e djeshme mori pikën e parë në eliminatoret e Euro 2020.

“Dardanët” doli vetëm me një barazim 1-1 në takimin ndaj Bullgarisë, por gjithsesi vendasit dominuan ndaj kundërshtarëve.

Ekipi u duk kërkues për golin e dytë, por edhe pse provoi disa herë për të shënuar, efikasiteti mungoi, duke u bërë ndonjëherë edhe nervoz para portës.

Në minutën e 90’ Rashica kishte një mundësi të artë por topi u kthye te Zhegrova, që kërkoi të godiste vetë nga jashtë zone, dhe jo të shërbente.

Pas kësaj situate Besar Halimin kërkoi që t’i pasohej topi, kurse Zhegrova njëherë  i kthehet duke i thënë: “Boll bre, boll mos fol palidhje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco