Kuqezinjtë rikthehen në qershor, ja kush janë 2 sfidat e ardhshme

Kuqezinjtë rikthehen në qershor, ja kush janë 2 sfidat e ardhshme

23:54, 25/03/2019

Pas përfundimit të dy sfidave të para të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, Shqipëria do të rikthehet të luajë sërish në muajin qershor, teksa do të jetë mysafire në Islandë për t’u ndeshur me ishullorët në datën 8 qershor.

Ashtu si dhe Kombëtarja kuqezi, islandezët arritën të siguronin 3 pikë në 2 sfidat e para, duke mposhtur Andorrën në transfertë me rezultatin 0-2, teksa u mposhtën nga Franca me rezultatin 4-0.

Tre ditë më vonë, pra në datën 11 qershor, Shqipëria do të presë në shtëpi Moldavinë e vendit të fundit.

Në 2 ndeshjet e para, skuadra moldave pësoi 8 gola dhe shënoi vetëm 1.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco