Shënoi golin e parë të Shqipërisë në eliminatore, ja çfarë thotë Armando Sadiku

Shënoi golin e parë të Shqipërisë në eliminatore, ja çfarë thotë Armando Sadiku

23:45, 25/03/2019

Armando Sadiku gjeti golin me fanellën e Shqipërisë pas një mungese të gjatë.

Për “RTSH Sport” sulmuesi u shpreh se ishte fitore për moral, duke pranuar se ishte ndeshje e vështirë.

“Ishte e rëndësishme pas humbjes. U mblodhëm dhe kemi folur shumë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera. U dha maksimumi në një fushë të vështirë ndaj një kundërshtari të vështirë. Jam i lumtur që gjeta golin në Kombëtare.

Morali? Është normale që kur hyjmë, hyjmë për fitore. Sot vetëm për moral ishte fitorja dhe vetëm për të erdhëm sot këtu dhe ia dolëm.

Kishte shumë tipa që donin të na provokonin dhe protestonin shumë. U treguam profesionistë dhe vepruam me mençuri dhe ia dolëm”, tha Sadiku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco