A pret mesazh nga Panucci për fitoren me Andorrën? Kjo është përgjigjja e Ervin Bulkut

A pret mesazh nga Panucci për fitoren me Andorrën? Kjo është përgjigjja e Ervin Bulkut

23:08, 25/03/2019

Trajneri i Kombëtares ditën e sotme në ndeshjen ndaj Andorrës ishte Ervin Bulku, i cili e udhëhoqi ekipin në fitoren e pastër 3-0.

Pas ndeshjes, ish-ndihmësi i Panuccit foli për “Supersport”.

Çfarë ndryshoi ekipi sot?

Nuk kishte ndryshuar ndonjë gjë. Çunat treguan vlerat me rezultatin 0-3. Çdo rezultat tjetër, do ishte jo i përshtatshëm. Dhanë maksimumin. Treguan kualitetet. Jemi të bashkuar.

Ishim pak në presion në fillim, por e administruam duke shënuar…

Me zgjedhjet që bëra, duhej të fusnim lojtarë që luajnë mirë me topin, luajnë shpejt, sepse duhej ta ndërronim sa më shpejt krahun, të gjenim hapësirat. Duhet ta bënim më shpejt golin e dytë, jo të zgjaste aq shumë. Mundësitë i kishim.

Që kur Panucci u largua, ke pasur komunikim se si do luajë Shqipëria?

Unë kam qenë njeriu më i afërt, nuk duhet t’i hedhim poshtë kaq shpejt. Kemi menduar më shumë për ndeshjen me Turqinë, por diskutuam pak për Andorrën. Edhe ai po të ishte në vendin tim, do bënte ndoshta këto zgjedhje. Ky rezultat na kënaq.

Pret mesazh sonte nga Panucci?

Kur të shkoj në hotel do shoh telefonin.

Ishte fitore morali ndaj vetvetes më shumë se 3 pikë?

Kjo fitore duhej marrë me çdo kusht, me çdo mënyrë. E thashë që rezultat i vetëm është fitorja. Pa diskutim, edhe pikët janë të rëndësishme, por edhe morali, sepse kishim bërë edhe ndeshje të mira, por pa rezultate. Andorra ishte e dobët, por ka barazuar në fushën e vet.

Kemi gabuar jo rrallë me ekipet e vogla. A do ia jepnit një përqindje të fitores lojtarëve, që ishin të prekur në sedër?

Siç e thashë, dihet që në këto ndeshje të këtyre nivelit, ku ne e mendojmë se fitojmë lehtë, kemi gabuar në të shkuarën. Sot i kërkova çunave që jemi të detyruar ta fitojmë. Çdo gjë tjetër, është në dëmin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco