Hysaj flet si kapiten: Shyqyr që erdhi kjo fitore, na ngriti moralin

Hysaj flet si kapiten: Shyqyr që erdhi kjo fitore, na ngriti moralin

22:54, 25/03/2019

Shqipëria luajti ndeshjen e dytë në Grupin H eliminator të Euro 2020 në transfertë me Andorrën, ku fitoi me rezultatin e pastër 3-0, shkruan Syri.net.

Kapiteni i skuadrës, Elseid Hysaj, foli për “Supersport” pas fitores me Andorrën.

Çfarë kishte ndodhur me ekipin?

Ishte e rëndësishme fitorja sot. Shyqyr që erdhi, se na ngriti moralin. Ne shpresojmë që me këtë fitore, të jemi ende në lojë.

Cili element loje do donit të veçonit sot?

Grupi që patëm sot, të gjithë bashkë në çdo top. Fusha ishte e keqe, dhe topat e dytë luhej e gjithë loja. Luftuam të gjithë.

Si kapiten, ishte ndeshje delikate. I ke thënë dy fjalë ekipit?

Skuadrës gjithmonë mundohem t’i jap kurajë, se çdo moment të vështirë do e kalojmë bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco