Rinovimi i kontratës, takimi i dy palëve Hysaj-Napoli

Rinovimi i kontratës, takimi i dy palëve Hysaj-Napoli

11:53, 25/03/2019

Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të Elseid Hysaj për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit kuqezi, e cila skadon pas dy vitesh.

Lajmi është dhënë nga “Corriere dello Sport”, që ka shkruar se të dy palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me miratimin e Ancelotti-t, i cili e konsideron shumë të rëndësishëm Hysajn për mbrojtjen e Napoli-t.

Hysaj ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon me napolitanët, në të cilat ka dhënë dy asiste.

Elseid Hysaj në ndeshjen përballë Turqisë, që u luajt në “Loro Boriçi”, mbajti shiritin e kapitenit në Kombëtaren shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco