VIDEO/ Talenti i ri shqiptar që ka lënë pas Messin

VIDEO/ Talenti i ri shqiptar që ka lënë pas Messin

11:31, 25/03/2019

Olghe Balliu është emri i ri në listën e fenomeneve të së ardhmes, prej kohësh nën lupën e Real Madrid, edhe pse është vetëm 13 vjeç.

Është djali i një emigranti shqiptar në Itali, rezident në Riese Pio X në provincën e Trevisos dhe luan me një nga skuadrat e fëmijëve, Esordienti, të Cittadellas.

Dy vjet më parë ai ra në sy gjatë një kampingu të klubit spanjoll në Curtarolo. Korrikun e kaluar ishte në Madrid për një provë treditore, për t’u rikthyer sivjet në janar, si dhe dy javë më parë, ku edhe xhiroi një spot publicitar me Adidas, që është sponsor teknik i Real Madrid.

Olghe (140 cm) është më i shkurtri i skuadrës, por teknikisht i përket një niveli tjetër. Ka arritur ta godasë 198 herë topin e tenisit pa e lënë të bjerë në tokë. Messi, idhulli nga i cili frymëzohet ndonëse është tifoz i Juventusit, e ka mbajtur 180 herë.

Përgjegjësi teknik i sektorit të të rinjve te Cittadella, Massimiliano Sambugaro, deklaron për  Corriere della Sera: "Olghe është i fortë, por duhet të përmirësohet në zgjedhjet e lojës, çka është normale në moshën e tij. Shtatshkurtër? Unë shoh këmbët, por edhe teknikën”.

Vitin e ardhshëm Real Madrid mund t’i ofrojë një parakontratë, por për transferimin e mundshëm në Spanjë duhet të mbushë më parë 16 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco