FOTO/ Përcaktohet gjyqtari i ndeshjes, Andorrë - Shqipëri

FOTO/ Përcaktohet gjyqtari i ndeshjes, Andorrë - Shqipëri

10:19, 25/03/2019

Sot në orën 20:45 Shqipëria do të përballet në transfertë kundër Andorrës në ndeshjen e dytë për eliminatoret e Euro 2020.

Kombëtarja jonë e humbi ndeshjen e parë ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-0, ndërsa sot kuqezinjtë do të kërkojë të rikthejë shpresën.

Gjithsesi, të besuarit e Ervin Bulkut dhe Sulejman Memës duhet të bëjnë llogaritë edhe me vendimet e një gjyqtari sllovak, Filip Glova që do të vendosë drejtësi në “Estadi Nacional”.

Asistent i tij do të jetë Frantisek Ferenc dhe Peter Kovac, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Boris Marhefka.

Po në Grupin H, ku bën pjesë Shqipëria do të luhen edhe dy takime të tjera. Në orën 18:00, Turqia do të presë Moldavinë, ndërsa në 20:45 Franca luan përballë Islandës në Paris.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco