Pa Panuccin, zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Pa Panuccin, zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

09:23, 25/03/2019

Evin Bulku dhe Sulejman Mema pritet të rikthejnë shpresën e Shqipërisë që sot në mbrëmje do të përballet me Andorrën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Pas shkarkimit të Panuccit, tashmë Kombëtarja shqiptare do të përballet me një kundërshtar më të lehtë në letër.

Sigurisht që me pezullimin e Strakoshës nga ish-trajneri, porta do t’i besohet Etrit Berishës.

Në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, me Gjimshitin e Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin nga krahët.

Në treshen e mesfushës , duke marrë në konsideratë faktin që kërkohet më shumë fantazi ndaj një kundërshtari që do të parkojë autobusin do të aktivizohen Basha-Kaçe-Xhaka.

Sa i përket sulmit, Uzuni dhe Grezda do të jenë në mbështetje të Sadikut. Gjithsesi, deri kur të bëhet zyrtar formacioni mund të ketë ndonjë ndryshim të minutës së fundit.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli; Basha, Xhaka , Kaçe, Grezda, Uzuni, Sadiku.

Shqipëria do t’i kërkojë vetëm tri pikë, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

kali ne leme25/03/2019 12:00

Ku krahasahoet ne sulm Balaj qe nuk vlen nje lek me Sadikun pa dyshim me i miri i kombetares tone! Panuci lozi me 10 lojtare; Balaj ngiste si kali ne leme sic themi ne shkodranet! por humbja me e madhe duhet ta kuptojme qe eshte Duka ne ate post qe po e shkaterron drejtimin e fshf; duhet populli ta terheqe zzzzzvvvaaarrreee; as berisha, as rama smunden dot ta zhgulin nga kethetrat e krimit dhe manipulimit qe ka instalue Ai plehre!

Shto koment

Denonco