VIDEO/ Gjermania i rikthehet traditës, fitore në minutën e fundit ndaj Holandës

VIDEO/ Gjermania i rikthehet traditës, fitore në minutën e fundit ndaj Holandës

22:33, 24/03/2019

Gjermania luajti në transfertë me Holandën ndeshjen e saj të parë për eliminatoret e Euro 2020, shkruan Syri.net.

Në një sfidë me mjaft emocione, skuadra e Joachim Low arriti të fitojë 3-2 në transfertë, duke e nisur mbarë fushatën eliminatore.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e gjermanëve me rezultatin 2-0, me golat e Sane dhe Gnabry.

Me fillimin e pjesës së dytë, De Ligt shkurton diferencën e golave, duke rihapur sfidën.

Më pas, Depay me një gjuajtje të saktë brenda zone, mposht Neuer për të barazuar rezultatin në 2-2.

Por është Schulz në minutën e fundit që shënon golin e tretë për Gjermaninë, duke i dhënë 3 pikët e para në grup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco