Bayern Munchen merr lajmin e keq, i dëmtohet lojtari nga grumbullimi me kombëtaren

Bayern Munchen merr lajmin e keq, i dëmtohet lojtari nga grumbullimi me kombëtaren

17:04, 24/03/2019

Kinglesy Coman ka lënë grumbullimin me Francën, duke humbur ndeshjen e së hënës kundër Islandës.

Shkak për largimin e sulmuesit është bërë dhimbja e shpinës që ai ka ndjerë prej disa ditësh.

Ka qenë Federata e Futbollit të Francës që ka lajmëruar se lojtari i Bayern Munchen ka leje për t’u larguar nga grumbullimi, ndërsa në vend të tij nuk do të thërritet asnjë lojtar tjetër nga trajneri Deschamps.

Dëmtimi i Coman do të jetë një lajm i keq për Bayern Munchen, që punoi aq fort për të kthyer edhe një herë në fushë sulmuesin e tyre, që ka vuajtur nga një sërë dëmtimesh në kavilje dhe tani i shtohet edhe dëmtimi në shpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco