Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Maradona kritikon ashpër Argjentinën: As Messi nuk e shpëton dot

Maradona kritikon ashpër Argjentinën: As Messi nuk e shpëton dot

16:26, 24/03/2019

Argjentina ka humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar kundër Venezuelës dhe duket se këtë kombëtare nuk e shpëton dot as Messi dhe askush.

Maradona, tifozi numër 1 dhe kritikuesi më i rreptë i kombëtares ka folur pas kësaj humbje turpëruese në Madrid, duke kritikuar trajnerin Skaloni dhe federatën.

“Ishte një film horror, kjo skuadër nuk e meriton këtë fanellë që vesh. Argjentina nuk do të fitojë më një ndeshje. Më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë besojnë në gënjeshtrat e federatës. Ata menduan se do të fitonin lojën me shumë lehtësi. Kush është aq budalla që e ka menduar këtë gjë?”, ka thënë Pibe De Oro.

Në përfundim ai ka shtuar: “Më vjen keq edhe për lojtarët që duhet të vënë krahët e tyre kur duhet të jetë federata ajo që ta bëjë këtë gjë. Kjo nacionale më bën të trishtuar, nuk meriton këtë fanellë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco