Trajneri i Anglisë ndalon transfrimin e Odoi tek Bayern

Trajneri i Anglisë ndalon transfrimin e Odoi tek Bayern

15:36, 24/03/2019

Hudson Odoi nuk ka nevojë të largohet nga Chelsea edhe përkundër dështimit që të startojë në Premierligë, sipas mendimit të selektorit anglez.

18 vjeçari është bërë lojtari më i ri i ‘tre luanëve’ që është paraqitur në një ndeshje kompetititve, pasi u inkuadrua nga banka rezervë në ndeshjen kundër Çekisë, në kuadër të Euro2020.

“Nëse shihni në numrin e paraqitjeve që ka pasur, ai ka qenë në fushë konsiderueshëm” ka thënë Southgate për tinejxherin që lidhet me një kalim tek Bayern.

“Dhe e di prej kur ne flisnim me skuadrën në fillim të sezonit se sa shumë besim ka Maurizio tek ai. Ai ka lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër para tij, por ai po fiton kohën e tij” ka thënë tutje selektori i Anglisë.

“Kështu që, mendoj se ai është pjekur mjaftueshëm. Nuk ka nevojë të ngutet. E kemi parë këtë edhe me Marcus Rashford, i cili shënoi progres të madh” ka thënë ndër të tjerash Southgate.

Callum Hudson Odoi akoma nuk ka vendosur që të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me skuadrën e Chelsea. Ndoshta fjalët e Southgate do t’i ndryshojnë mendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco