VIDEO/ Spektakolare, boksieri fiton ndeshjen me knock out

VIDEO/ Spektakolare, boksieri fiton ndeshjen me knock out

14:00, 24/03/2019

Bokstieri shqiptar Florian Marku ka arritur një fitore spektakolare në duelin me sllovakun Ivan Godor, në ndeshjen e boksit profesionist të zhvilluar këtë të shtunë në Londër.

Fitorja e tij u mirëprit me një entuziazëm të papërshkruar nga publiku shqiptarë të cilët  kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit të Boksit në Londër, saqë një numër i madh tifozëve për mungesë vendesh e kanë ndjekur ndeshjen në këmbë, mbrapa karrigeve të llozhave.

Shumica e tifozëve kishin ardhur nga vise të ndryshme të Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera, si Italia, Gjermania, Franca, Belgjika etj. Florian Marku ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer duke u dhuruar sportdashësve dhe fansave të tij, një ndeshje me të vërtetë me mjaftë emocion dhe duke e mposhtur kundërshtarin që në raundin e dytë.

Vetë forma e mirë fizike në të cilën ndodhej boksieri nuk e përjashtonte një fitore të tillë, pasi që që në sekondat e para Florian Marku ka shpërthyer duke derdhur një breshëri grushtash mbi kundërshtarin duke i dhënë fund më pas në raundin e dytë ndeshjes përmes një knock out.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco