FOTO/ Arrihet marrëveshja paraprake, ja kush do jetë trajneri i ri i Shqipërisë

FOTO/ Arrihet marrëveshja paraprake, ja kush do jetë trajneri i ri i Shqipërisë

13:18, 24/03/2019

Mediat italiane janë të sigurta për trajnerin e ri të Shqipërisë.

Edy Reja duket se do jetë trajneri i Kombëtares Shqiptare, dhe zyrtarizmi i tijnpritet të ndodhë pas ndeshjes me Andorën.

Reja nuk ka pranuar të flasë për këtë temë pas shkarkimit të Pannucit por gazetat si Corriere dello Sport dhe Calciomercato.it janë të bindura që Edy Reja do zyrtarizohet pas ndeshjes me andorën.

Sipas këtyre mediave ata thojnë se është arrituar akordi paraprak për marrëveshjen.

Edy Reja, ish trajneri i Lazios, Napolit dhe shumë ekipeve të tjera në Serie A, zhvilloi një takim të gjatë me presidentin e FSHF pas ndeshjes kundër Turqisë, fakt të cilin e konfirmoi edhe Armand Duka në një prononcim.

E vetmja gjë e sigurt për momentin është se ndaj Andorrës, Shqipërinë do ta drejtojë dyshja Bulku-Mema, një vendim ky për ti dhënë më shumë kohë Dukës për të zgjedhur trajnerin e ri.

 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco