Bushi: Ja arsyeja përse humbëm në minutat e fundit të ndeshjes

Bushi: Ja arsyeja përse humbëm në minutat e fundit të ndeshjes

23:39, 23/03/2019

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka folur pas humbjes kundër Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese në grup për Europianin U-21.

Në një intervistë për “Supersportin”, Bushi tha se skuadra e tij minutat e fundit humbi shumë energji dhe për pasojë u ndëshkua.

“E dimë që kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë si Turqia, që është pretendente për grupin. Ishim munduar ta përgatisnim lojën ashtu siç ne luajtëm. Nuk u shpërbëmë si ekip. Në fund, po nuk i shfrytëzove rastet, do ndëshkohesh, pasi kanë lojtarë shumë të mirë, titullarë dhe me minuta në këmbë. Ne e dinim që do të lodheshim në 20 minutat e fundit, pasi lojtarët tanë luajnë në nivele shumë më të ulëta”, tha fillimisht ai.

RASTET – Ky është një problem. I krijuam 2-3 raste dhe nëse do të kishim shënuar, do të kishim fituar. Nuk duhet të ishin të tensionuar, pasi përballë kishin Turqinë. Turqia është ekip i mirë, por nuk është as Franca e as Spanja. Duhet të jemi realistë, kundërshtari është më i fortë se ne.

MBROJTJA – Goli i dytë është mëkat që të pësohet. Një lojtar nuk mund të driblojë 4-5 vetë në zonë. Ai është lojtar i mirë, kapiteni, por nuk duhet kurrsesi të driblohemi 4 veta në zonë.

SHKARKIMI I PANUCCIT – Unë e kam mendjen vetëm te U21, jam i përqendruar vetëm kundër Andorrës. Nuk e kam mendjen fare të kombëtarja A, vetëm te skuadra ime. Shehu i Kastriotit bëri një lojë shumë të mirë, edhe Bajramaj bëri shumë mirë.

DURMISHAJ – Nuk besoj se të kombëtarja jonë do të ketë më rast si Durmishaj. Nuk e besoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco