Italia mposht Finlandën, start i shkëlqyer në eliminatore

Italia mposht Finlandën, start i shkëlqyer në eliminatore

22:36, 23/03/2019

Italia e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën në eliminatore e Kampionatit Europian 2020.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini mposhti 2-0 përfaqësuesen e Finlandës madje dominoi 90 minutat duke merituar suksesin.

Pas 7 minutash lojë, ka qenë fantazisti Nicolo Barella që ka ndëshkuar finlandezët me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone, i ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e lehtë ndërsa në fraksionin e dytë të lojës ishte talenti i Juventusit, Moise Kean që dyfishoi shifrat.

Deri në minutat e fundit rezultati qëndroi i pandryshuar me Italinë që e nis me fitore këto eliminatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco