Kosova merr lajmin  e keq, kundër Bullgarisë mungon...

Kosova merr lajmin e keq, kundër Bullgarisë mungon...

20:28, 23/03/2019

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm shumë të keq para ndeshjes me Bullgarinë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Për këtë ndeshje, për fat të keq, Bernard Challandes nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Benjamin Kolollit.

Lajmi është konfirmuar nga doktori i kombëtares së Kosovës, Murat Berisha, i cili ka njoftuar për gjendjen e lojtarit.

“Sot është bërë rezonanca magnetike dhe kemi dal në përfundim që Kololli nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Bullgarisë” ka thënë Berisha, për ‘Gazeta Olle’.

Benjamin Kololli ka qenë ndër lojtarët kyç në formacionin e Challandes në Ligën e Kombeve.

Leart Paqarada pritet të jetë lojtari që do të mbulojë hapësirat e lëna nga ylli i Zurich.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco