Përfundon pjesa e parë, Shqipëri U21 – Turqia U21, ja rezultati...

Përfundon pjesa e parë, Shqipëri U21 – Turqia U21, ja rezultati...

19:50, 23/03/2019

Kanë përfunduar 45 minutat e para në “Elbasan Arena” në përballjen ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese në grup.

Të besuarit e Alban Bushit e nisën keq ndeshjen pasi pësuan shumë shpejt por më pas morën në dorë kontrollin e lojës, shkruan SYRI.net.

11 minuta lojë i mjaftuan sulmuesit turk, Ilker Yuksel ai i cili vendosi qetësi në “Elbasan Arena” duke shënuar me kokë.

Pas golit kuqezinjtë u “zgjuan” dhe krijuan disa raste të pastra për shënim por portieri turk neutralizoi gjuajtjet e tyre.

Për të ardhur në minutën e 20’ pas goditjes së këndit, Tafa gjendet i pambuluar në shtyllën e dytë, dhe shënon me lehtësi.

Vlen të theksojmë që kuqezinjve iu anulua një gol për shkak të pozicionit jashtë loje.

Edhe minutat e mbetura Shqipëria ishte dominuese por pa mundur të konkretizojë golin e avantazhit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco