Trajneri i madh telefonon Dukën, kërkon drejtimin e Shqipërisë

Trajneri i madh telefonon Dukën, kërkon drejtimin e Shqipërisë

18:41, 23/03/2019

Çudia më e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Erikson, ish-trajneri i njohur i Lacios dhe Kombëtares së Anglisë.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të, shkruan Panorama Sport.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Arber26/03/2019 17:20

Ai eshte nje deshtak. Deshtoi me Angline edhe duke patur nje skuader me plot talente. Nuk ben si trajner

Shto koment

Denonco