Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Formacionet zyrtare: Shqipëri - Turqi, Bushi 4 titullarë nga Superiorja

Formacionet zyrtare: Shqipëri - Turqi, Bushi 4 titullarë nga Superiorja

18:29, 23/03/2019

Shqipëria e 21-vjearëve do të presë në “Elbasan Arena” përfaqësuesen e Turqisë në ndeshjen e parë kualifikuese në grup.

Trajneri Alban Bushi ka pozicionuar në portë Mario Dajsinanin e Skënderbeut, ndërkohë që shiritin e kapitenit e mban Sherif Kallaku, mesfushori i Teutës. Një tjetër lojtar nga kampionati shqiptar, që luan titullar në këtë ndeshje, është Esat Mala i Partizanit. Nga minuta e parë luan edhe Shehu i Kastriotit.

Shqipëria ndodhet në grup me Andorën, Austrin, Kosovën dhe Anglinë. Kjo është ndeshja e parë, ndërsa takimin e radhës Shqipëria e luan në transfertë ndaj Andorës, më 26 mars.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria U21: Dajsinani, Maloku, Tafa, Bajrami, Kryeziu, Shehu, Kallaku, Mucolli, Mala, Imeri, Vrioni. 

Turqia U21: Bajindir, Dursun, Turkmen, Muldur, Çiftçi, Sari, Juksel, Ozkan, Saglam, Canbaz, Sinik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco