Rivaldo e thotë troç: Ky sulmues duhet të zëvendësojë Ronaldon te Reali

Rivaldo e thotë troç: Ky sulmues duhet të zëvendësojë Ronaldon te Reali

18:08, 23/03/2019

Ish-futbollisti i Barcelonës, Rivaldo ka analizuar situatën te Real Madrid.

Legjenda e Brazilit thotë se “Los Blancos” duhet të fokusohen që të gjejnë zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos.

Kampioni i botës me Brazilin beson se Neymar, ose Kylian Mbappe, njëri prej tyre, mund të largohet nga PSG-ja për tu bashkuar me Zinedine Zidanen në “Santiago Bernabeu”.

Largimi Ronaldos? Ai bënte diferencën në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse Real Madridi përpiqet ta shmangë të folurin për Ronaldon. Qartësisht, sukseset e fundit të tyre, përfshirë edhe fitimin e tre Championsave radhazi, ishin kryesisht meritë e atij”, tha Rivaldo.

“Ky sezon tregoi se sa boshllëk ka lënë CR7 te Real Madridi. Klubi duhet të nënshkruajë me një tjetër lojtar të madh, që ta zëvendësojë. Mbappe dhe Neymar janë dy emrat më potencialë në qarkullim për atë pozicion. Njëri prej tyre mund t’i bashkohet Zidanes në kryeqytetin spanjoll. Kjo do të varet edhe nga këmbëngulja e Zidane dhe Real Madridit”, përfundoi Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco