Përballje deri në 3 të mëngjesit, si u prish kontrata me Panuccin

Përballje deri në 3 të mëngjesit, si u prish kontrata me Panuccin

10:48, 23/03/2019

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetarës në Durrës për të diskutuar me trajnerin Christian Panuccin prishjen e kontratës.

Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar.

‘Panorama Sport’ ka zbuluar nga burime pranë FSHF-së se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata.

Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin 73-vjeçar italian, Edi Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco