Zyrtare: FSHF shkarkon trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci

Zyrtare: FSHF shkarkon trajnerin e Kombëtares, Christian Panucci

09:43, 23/03/2019

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se "ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës", deklaroi FSHF-ja dhe bëri të ditur se "Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual."

Panucci u shkarkua pas humbjes së mbrëmshme të Ekipit Kombëtar me Turqinë. Kontrata e tij me Shqipërinë përfundon në fund të eliminatoreve. Panucci u emërua trajner i Ekipit Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë në korrik të vitit 2017. Në 14 ndeshje si trajner, ai fitoi 3, humbi 9 dhe barazoi 2 ndeshje.

 

NJOFTIMI NE RRJETET SOCIALE"

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco