Sadiku: Ja arsyeja përse nuk luajta ndaj Turqisë

Sadiku: Ja arsyeja përse nuk luajta ndaj Turqisë

23:26, 22/03/2019

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka pësuar një tërheqje muskulore ndaj nuk ishte i gatshëm për tu aktivizuar në duelin ndaj Turqisë.

“Në stërvitje kam pasur një kontraktim. Kjo ishte dhe arsyeja pse nuk luajta nga fillimi. Kur kam ardhur isha shumë mirë, në stërvitje më ndodhi tërheqja dhe nuk isha në 100%. Në provat e trajnerit isha titullar. Nuk kam bërë 2 ditë stërvitje. Për atë e nisa nga stoli”, tha Sadiku gjatë një prononcimi për RTSH.

“Mungon pak shpirti i grupit. Ekipi është, por duhet që rastet ti shfrytëzojmë në gol. Vetëm kështu mund të ngrihemi si ekip. Nuk shënuam dhe kundërshtari shënoi, përfitoi”, përfundoi Sadiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Nardi23/03/2019 08:43

Kur pret Shiperia nga ty lumi qe ta mare , jeni nje ekip ordiner qe akoma jeni me euforine e 2016 , ne plera te gjithe

Shto koment