Të gjithë prisnin dorëheqjen, Panucci befason: Ja fajtori për humbjen ndaj Turqisë

Të gjithë prisnin dorëheqjen, Panucci befason: Ja fajtori për humbjen ndaj Turqisë

23:15, 22/03/2019

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka dhënë deklaratën e tij pas humbjes 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë.

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian nuk "preku" fare çështjen e dorëheqjes por tha se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor për këtë disfatë.

“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me kundërshtarin, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike e madhe dhe kjo ndikoi në rezultat", tha fillimisht ai.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Dorheqja23/03/2019 07:38

Ky paljaço merr dorë nga Edvini, nuk ka dorëheqje, vetëm fitore të ardhëshme, për të shkuarën fajin e ka Salihi.

Daj Jaku23/03/2019 07:07

Aventura e De Biasit nuk përsëritet, është njeri i madh, pastaj trainer. Panuci është K** i tëri, ish futbollist dhe kaq. Njësoj sikur të bësh EDramën trainer të kombëtares baskektbollit, ose të bësh Panucin kryeministër. Këta fitojnë edhe kur humbasin, sepse lekët për xhepin e vet i fitojnë paçka se Shqipëria vetëm humbet.

lushingabarbullushi22/03/2019 23:26

Mir qe ska than berisha!

Robt ku Ti kesh 22/03/2019 23:25

Nje cornutto I pshtire. Vete duka k me syze eshte I korruptuar Dhe nuk e shkarkon. Plehra te ndyre.

vera22/03/2019 23:23

fjalet duhet te jene krejt te shkurtera : ke rezultat,vazhdo, s'ke rezultat,hap krahun.

Shto koment