Memushaj e pranon: Te Shqipëria nuk ka funksionuar asgjë!

Memushaj e pranon: Te Shqipëria nuk ka funksionuar asgjë!

22:57, 22/03/2019

Ledian Memushaj ka folur i sinqertë pas ndeshjes ku ka pranuar se te Shqipëria nuk ka funksionuar asgjë.

Në një intervistë për mikrofonin e RTSH, mesfushori i kuqezinjve tha se goli i dytë i ‘preu këmbët’ shokëve të skuadrës.

 “Asgjë nuk shkoi, atë gol në fillim ia falëm. Pas golit nuk luajtëm keq, por i dyti na preu këmbët. Goli i dytë mbylli ndeshjen, më pas nuk patëm forca për të reaguar. Në Andorrë një ndeshje ndryshe, duhet të reagojmë menjëherë”, u shpreh Memushaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco