VIDEO/ Dorëzohet Shqipëria e Panuccit, Turqia bën ‘ligjin’ në Shkodër

VIDEO/ Dorëzohet Shqipëria e Panuccit, Turqia bën ‘ligjin’ në Shkodër

22:40, 22/03/2019

Shqipëria e nis në mënyrën më të keqe aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Të besuarit e Panuccit u mposhtën me rezultatin 2-0 në “Loro Boriçi” që oshtinte njëzëri “Vaffanculo Panucci... Vaffanculo Panucci”, shkruan SYRI.net.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë por në minutën e 21’ ishte Burak Yilmaz që përfitoi nga gafa e mbrojtjes për të kaluar turqit në avantazh.

Gjatë fraksionit të parë të lojës vlen të theksojmë që Uzuni dhe Balaj provuan disa herë por goditjet e tyre u neutralizuan nga portieri kundërshtar.

Në pjesë e dytë ishte një tjetër histori me lojtarët e Shqipërisë që vetëm shëtisnin fanellën në fushën e blertë duke mos krijuar asnjë rast shënimi.

Ndërsa në minutën e 55’ ishte “ylli” i Milanit Hakan Calhanoglu që depërtoi bukur për të shënuar një supergol.

Mbrojtja inegzistente ndërsa portieri Etri Berisha vetëm e shoqëroi topin me sy drejt rrjetës.

E paprecedent është fakti që pas golit tifozët e Shqipërisë goditën me shishe uji, portierin Etrit Berisha.

Deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar me Turqinë që mori 3 pikë të arta në “Loro Boriçi”, ndërsa edhe një herë lëkundet pozicioni i Christian Panuccit në stolin kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco