Ish-kapiteni i Kombëtares: Nuk jemi gati për të shkuar në Europian

Ish-kapiteni i Kombëtares: Nuk jemi gati për të shkuar në Europian

20:13, 22/03/2019

Për pak minuta Kombëtarja do të startojë ëndrrën për tu kualifikuar në Kampionati Europian Euro 2020.

I ftuar në studion e emisionin “Ëndërr Kuqezi” në RTSH, Rudi Vata ka folur për gjendjen aktuale të kuqezinjve.

Ish-kapiteni i Kombëtares nënvizon se skuadra kuqezi nuk është gati të kualifikohet në Kampionatin Europian, pasi sipas tij, skuadra nuk e ka personalitetin dhe kualitetin që kishte në 2016-ën.

 “Nëse shkojmë në këto kualifikuese me mendimin se mund t’ia dalim si në 2016, atëherë nuk kemi gjë në vijë. Së pari nuk kemi më atë kualitet dhe grup lojtarësh që kishim. Skuadra është duke u rindërtuar. Nuk jemi gati për t’u përfaqësuar në Europian. Nuk e kemi personalitetin që kishim në Europianin e kaluar”, u shpreh Vata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco