VIDEO/ Tifozi i kërkon autografin mbi fanellën e Realit, ja çfarë gjesti bën Ronaldo

VIDEO/ Tifozi i kërkon autografin mbi fanellën e Realit, ja çfarë gjesti bën Ronaldo

18:22, 22/03/2019

Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Kamerat e “Sportmediaset” kanë kapur një moment interesant pasi një tifoz portugez i ka kërkuar Ronaldos autografin sipër fanellës së Real Madridit, shkruan SYRI.net.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk u mendua dy herë pasi hodhi mbishkrimin e tij sipër fanellës që e veshi për 9 vite me radhë duke thyer çdo rekord të mundshëm me “Los Blancos”.

Pavarësisht polemikaveme Florentino Perez, Cristiano vazhdon të respektojë tifozët e "Los Blancos".

Gjatë karrierës, Ronaldo ka luajtur me Sporting Lizbonën, Manchester United, Realin e Madridit dhe së fundmi ai po shkëlqen në Serie A me fanellën e Juventusit.

Së fundmi CR7 është grumbulluar me përfaqësuesen e Portugalisë por me të mbërritur në vendlindje ai është pritur si hero duke u shoqëruar nga shumë fansa që përfitojnë të marrin autograf apo të bëjnë ndonjë “selfie”.

Ky është momenti kur Ronaldo hedh firmën mbi fanellën e Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco