Bushi tregohet i sinqertë: Synojnë të çojmë lojtarë te Kombëtarja, jo kualifikimin

Bushi tregohet i sinqertë: Synojnë të çojmë lojtarë te Kombëtarja, jo kualifikimin

15:44, 22/03/2019

Alban Bushi doli në konferencë për shtyp para sfidave me Turqinë dhe Andorrën, duke këmbëngulur se kuqezinjtë 21-vjeçarë nuk duhet të kenë presionin e rezultatit.

Sipas Bushit, e rëndësishme është që të nxirren elementë për ekipin e parë.

Sfida me Turqinë: “Do të luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Turqia dhe më pas udhëtojmë drejt Andorrës. Presioni është mbi ta, pasi e kanë detyrim fitoren duke qenë se janë favoritë. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë, edhe pse kemi mungesa të rëndësishme si Selmani apo Hebaj”.

Barazimi: “Do të firmosja për barazimin, pasi do të ishte rezultat pozitiv. Nëse fitojmë, do të ishte super. Nuk duhet të futem në presion, por të luajmë futboll sulmues dhe të bukur. Djemtë nuk duhet të demoralizohen dhe nëse humbim, pasi ne nuk kemi si objektiv vendin e parë, apo të dytë. Nëse humbim të paktën ta bëjmë me futboll dhe ta bëjmë kundërshtarin të vuajë”.

Formacioni titullar: “Me U-20 nuk bëmë mirë. Lojtarët që kemi menduar për formacion nuk i përgjigjen skemës që kishim menduar kështu që do të ndryshojmë skemë. Do kemi 1-2 ndryshime në formacion. Këtë herë do të bëjmë 5 ndërrime, pasi mund të ndryshojmë më shumë lojtarë dhe jemi më të freskët gjatë lojës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco