‘Strakoshën e besoj sikur ta kisha vëlla’

‘Strakoshën e besoj sikur ta kisha vëlla’

14:43, 22/03/2019

Thomas Strakosha vazhdon të jetë temë diskutimi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku portieri është kthyer në stërvitje me skuadrën e Lazios pas përjashtimit nga përfaqësuesja për dy ndeshjet e marsit.

Në fakt, “gardiani” sot është lënë pushim për të rikuperuar dëmtimin që ka pësuar në shpatull në derbi, por për shokët e tij të skuadrës, sidoqoftë vlerat e portierit nuk duhen vënë kurrë në diskutim.

Këtë e konfirmon publikisht edhe mbrojtësi i Lazios dhe përfaqësueses italiane, Francesco Acerbi, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Milanit.

“Strakosha? Ai është i ri, i besueshëm, i aftë. Unë kam besim tek ai, nuk kam pse të shqetësohem për shokët e mi të skuadrës. I besoj atij si ta kisha vëlla”, ishin fjalët e Acerbit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco