Eliminatoret e Euro 2020/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot

Eliminatoret e Euro 2020/ Këto janë ndeshjet që do të luhen sot

10:01, 22/03/2019

Në ditën e dytë të ndeshjeve të raundit të parë kualifikues të Euro 2020, përveç sfidës së “Loro Boriçit” mes Shqipërisë dhe Turqisë, luhen edhe 6 takime të tjera.

Dy i përkasin grupit të kuqezinjve dhe 4 të tjera në grupeve A dhe B.

Tre prej tyre do të transmetohen në Supersport dhe sigurisht vëmendje të veçantë marrin përplasjet e kundërshtarëve të Shqipërisë.

E ndërsa përfaqësuesja e kuqezi do të zbresë në fushë përballë turqve, ekipi favorit për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin H këtë fushatë eliminatore, Franca, do të luajë në transfertë me Moldavinë.

Një përballje e lehtë në letër për kampionët e Botës, që kurrë më parë nuk janë ndeshur me këtë kundërshtar modest.

Sfida tjetër e Grupit H është ajo mes Andorrës dhe Islandës, që parashikohet gjithashtu e lehtë për përfaqësuesen nordike.

Në orën 18:00 do të nisë Bullgari-Mali i Zi, e vlefshme për Grupin A eliminator, ku bën pjesë edhe Kosova.

“Dardanët”, të cilët barazuan 2-2 me një lojë spektatolare në miqësoren me Danimarkën në “Fadil Vokrri”, kanë interes të veçantë për këtë derbi ballkanik.

Ndoshta një barazim do të ishte rezultati i parapëlqyer në këtë rast nga skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes.

Në orën 20:45, po nga Grupi A do të luhet Angli-Çeki, sfidë mes dy favoritëve për t’u kualifikuar në Euro 2020.

“Tre Luanët” e kanë detyrim suksesin në mitikun “Wembley”, për të mos e komplikuar që në start arritjen e objektivit.

Portugali-Ukrainë është një tjetër përballje për të mos u humbur, pasi përplasen dy skuadra me shumë potencial në Grupin B, edhe pse duhet pranuar “luzitanët” mbetet favoritë për të marrë maksimumin para publikut të tyre.

Me Cristiano Ronaldon në rolin e kapitenit (ndeshja e fundit e CR& në me përfaqësuesen ka qenë në finalet e Botërorit) gjithçka bëhet më e lehtë për të besuarit e Fernando Santos.

Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Luksemburgut dhe Lituanisë.

Ndeshjet e sotme

Bulgari–Mali i Zi (18:00)

Shqipëri-Turqi (20:45)

Andorrë-Islandë (20:45)

Angli-Çeki (20:45)

Moldavi-Francë (20:45)

Portugali-Ukraine (20:45)

Luksemburg-Lituani (20:45)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco