Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë, Panucci i kushtëzuar nga mungesat!

Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Turqisë, Panucci i kushtëzuar nga mungesat!

23:50, 21/03/2019

Kombëtarja shqiptare po zhvillon përgatitjet e fundit për dy takimet e muajit mars ndaj Turqisë dhe Andorrës, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Kështu mesfushori i thirrur për të zëvendësuar Andi Lilën, Ylber Ramadani nuk ia ka dalë të vihet në dispozicion të Panuccit për sfidën e nesërme, ndërsa do të tentohet rikuperimi i tij për sfidën ndaj Andorrës.

Por një lajm i mirë erdhi nga sulmuesi Armando Sadiku, i cili konfirmoi sot në stërvitje se është plotësisht gati për sfidën e nesërme dhe se tashmë mbetet në dorë të Panuccit, nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo.

Kështu në kuadrat, përjashtimi i Strakoshës shoi dilemat dhe nga minuta e parë do të jetë Etrit Berisha, i cili do të mbrohet me Hysajn në krahun e djathtë, Gjimshitin e Ismajlin në qendër dhe Frederik Veselin në të majtë.

Sa i përket mesfushës, konfirmohen Xhaka e Memushaj, ndërsa rikthehet titullar edhe Abrashi, pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit.

Në sulm Panucci duket i bindur t’i besojë Sadikut, i mbështetur nga Myrto Uzuni nga e djathta, me beratasin që gëzon një formë mjaft të mirë sportive, dhe Eros Grezdën nga e majta.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Grezda, Sadiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco