Shqipëria merr lajmin e mirë, dëmtohet sulmuesi i Turqisë

Shqipëria merr lajmin e mirë, dëmtohet sulmuesi i Turqisë

23:28, 21/03/2019

Një ditë para ndeshjes, përfaqësuesja e Shqipërisë ka marrë një lajm të mirë.

Sulmuesi Nihat Kahvexhi është dëmtuar në stërvitje dhe nuk do të jetë i gatshëm për takimin kundër kombëtares sonë.

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes në konferencën për shtyp tha se ndaj Shqipërisë do të jetë e vështirë por do të vijë për të marrë 3 pikë.

 “Të dyja skuadrat besoj e njohin njëra-tjetrën. Ne i njohim ata dhe ata ne. Do të jetë e vështirë, por duam t’i fitojmë të gjitha. Në grupin tonë të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk mund të mos mendoj për 3 pikët. Djemtë janë të motivuar. Nuk ka aspak përçarje në kombëtare, në klube sigurisht që ka, por këtu nuk ekziston”, tha Gunes.

Ditën e premte në “Loro Boriçi” Shqipëria do të presë Turqinë në ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Europian 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco