Trajneri i Danimarkës befason me deklaratën pas ndeshjes me Kosovën

Trajneri i Danimarkës befason me deklaratën pas ndeshjes me Kosovën

21:22, 21/03/2019

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide është befasuar nga paraqitja fantastike e Kosovës.

Në miqësoren e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, Danimarka barazoi rezultatin vetëm në minutën e 91’.

“Ne kemi takuar një skuadër që di dhe dëshiron të luaj futboll, ishte një ndeshje shumë e mirë për të praktikuar lojën dhe për të marrë formën”, tha fillimisht ai.

“E kemi marr pak më lehtë, pasi skuadra është e renditur më poshtë, por lojtarët e Kosovës janë shumë të mirë, na u desh të luftonim për të marrë një barazim”, vijoi Hareide.

“Ne nuk duhej të nënvlerësonim Kosovën, janë një komb i ri dhe kanë shumë lojtarë të mirë. Më kanë impresionuar në ofensivë”, përfundoi tekniku i danezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment