Kosovës i shpëton fitorja nga duart, Danimarka barazon në fund

Kosovës i shpëton fitorja nga duart, Danimarka barazon në fund

21:00, 21/03/2019

Kosovës i ka shpëtuar fitorja nga duart.

‘Dardanët’ zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme, por vetëm në minutën e 90+1’ Danimarka barazoi rezultatin 2-2, shkruan SYRI.net.

Kosova e nisi mirë ndeshjen, me një mbrojtje të mirë dhe me sulme të rrezikshme që vinin nga këmbët e Zenelit dhe Celinas.

Luhej minuta e 42’ kur Kosova kaloi në avantazh me një gol të bukur të Amir Rrahmanit, që shënoi me kokë.

Në pjesën e dytë, Danimarka futi në lojë më të mirin Christian Eriksen, i cili në minutën e 63’ realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Vetëm 3 minuta zgjati gëzimi i miqve pasi, Bersant Celina realizoi një paraqitje fantastike duke shënuar në minutën e 66’.

Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, danezët shënojnë në minutën e 91’ me anë të Hojbjerg.

Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, por Kosova zhvilloi një lojë shumë të bukur duke dominuar kundërshtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco