Kombëtarja shqiptare merr lajmin e keq një ditë para ndeshjes me Turqinë

Kombëtarja shqiptare merr lajmin e keq një ditë para ndeshjes me Turqinë

18:59, 21/03/2019

Christian Panucci është bërë me “dhimbje koke” një ditë para startit eliminator të Kampionatit Europian 2020.

Së fundmi është mesfushori Ylber Ramadani i cili i shtohet listës së gjatë të dëmtimeve te përfaqësuesja kuqezi e cila të premten luan sfidën kundët Turqisë.

Ramadani erdhi nga Danimarka, pasi grumbullimi kishte nisur, për të zëvendësuar Lilën, që u larguar, dhe këtë fat të keq e ka pasur edhe vetë ditën e sotme, dhe vihet në dyshim prezenca e tij për ditën e nesërme.

Largimet e Lilës dhe Binakut nga grumbullimi, kanë shtuar frikën edhe te Sadiku që ka pasur shqetime fizike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco