ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për gjestin e turpshëm të Ronaldos

ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për gjestin e turpshëm të Ronaldos

18:33, 21/03/2019

Tani është zyrtare.

Komiteti Disiplinor i UEFA-s ka është treguar tolerant me Cristiano Ronaldon të cilin e dënoi vetëm me gjobë për gjestin e shëmtuar pas ndeshjes ndaj Atleticos në Champions League.

Cristiano Ronaldo do të jetë në të dyja sfidat me Ajaxin në Ligën e Kampionëve dhe do të marrë vetëm një gjobë nga UEFA, ashtu si Diego Simeone.

"Ashtu si Simeone edhe CR7 është dënuar me gjobë 20 mijë euro dhe tashmë është në dispozicion të Allegrit për dy ndeshjet në çerekfinale kundër Ajaxit”, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Pas përmbysjes së madhe lojtarë dhe tifozë, të gjithë ishin në ekstazë, por ajo që ra në sy ishte edhe festimi i shfrenuar i Cristiano Ronaldos, i cili kopjoi atë të trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, në sfidën e parë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco