Elseid Hysaj zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë Strakoshës pas përjashtimit

Elseid Hysaj zbulon bisedën: Ja çfarë i thashë Strakoshës pas përjashtimit

17:28, 21/03/2019

Elseid Hysaj ka folur para startit të eliminatoreve në Kampionatin Europian 2020.

Në një deklaratë për mediat, mbrojtësi shkodran ka dhënë mendimin e tij për situatën delikate që po kalon Kombëtarja pas përjashtimit të Strakoshës nga trajneri Panucci.

“Jam i lumtur që do të luaj në shtëpinë time si kapiten. Strakosha duhet ta kuptojë gabimin pasi në Kombëtare nuk dënohesh pa arsye. Kam folur me atë dhe i kam ofruar mbështetjen sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Nuk ka arsye përse të largohet nga Kombëtarja pasi ai duhet të kuptojë gabimin që ka bërë për të mos e përsëritur. Disiplina është e rëndësishme”, tha ai.

Kujtojmë që ditën e premte në orën 20:45 në “Loro Boriçi” Shqipëria do të presë Turqinë në ndeshen hapëse për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco