Disfata në derbi e detyron Gattuson të ndryshojë formacionin e Milanit

Disfata në derbi e detyron Gattuson të ndryshojë formacionin e Milanit

15:32, 21/03/2019

Humbja në derbi nga Interi dhe tre golat e pësuar nuk janë marrë shumë lehtë në kampin milanist.

Kështu, trajneri Genaro Gattuso këto dy javë që kombëtaret do të luajnë do të mendojë për një revolucion në formacionin fillestar.

Deri në këtë pikë të sezonit, trajneri italian ka luajtur me skemën tipike 4-3-3, ku nga krahët e sulmit ka luajtur Suso ose Castillejo e Paqueta dhe “pykë” Piatek.

Sipas “Sport Mediaset”, duket se pas pauzës Milani do të luajë me një skemë 4-3-1-2.

Në majë të sulmit do të jenë Cutrone dhe Piatek. Izolimi i polakut në derbi ka bërë që Gattuso të mendojë se si do të çlirojë disi sulmuesin e momentit te kuqezinjtë.

Pas tyre do të jetë Paqueta si një trekuartist i pastër. Biglia do të lidhë sulmin me mbrojtjen, ndërsa Bakayoko do jetë motori i mesfushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco